Ambasadat në mbrojtje të SPAK pas sulmeve të Metës, kreu i PL: Nuk tërhiqem!

Kreu i Partisë së lirisë Ilir Meta tha sot në një konferencë për mediat se nuk tërhiqet nga deklaratat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani me gjithë reagimin e ambasadave të huaja në vendin tonë.

Teksa paraqiti një moment nga raportimi i kreut të SPAK ku ai deklaron se gjykata vendos cfarë kërkon prokuroria, Meta u shpreh se “nëse në vendet e tyre, Prokuroria është mbi Gjykatat, ne mund të themi që na vjen keq për vendet tuaja”.

‘Në qëndrimet e mia ndikojnë vetëm bindjet e mua dhe e vërteta. Unë juve ju paraqita një deklaratë të Dumanit, në shqip dhe në anglisht.

Nëse nuk është Dumani, por sozia e tij, sepse tani në këtë kohë të operacioneve plastike apo inteligjencës artificiale, atëherë unë kërkoj ndjesë.

Jam i bindur që ndërkombëtarët që kanë bërë deklarata, mund të kenë mundësinë t’i shikojnë se çfarë ka thënë Dumani. Nëse në vendet e tyre, Prokuroria është mbi Gjykatat, ne mund të themi që na vjen keq për vendet tuaja”, – tha Meta

Back to top button