Bardhi e shkarkoi nga detyra, reagon Arbi Agalliu: S’bëhemi pjesë e pazarit mes Ramës dhe Berishës, lojërat e ulëta…

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu ka reaguar pasi Gazment Bardhi njoftoi shkarkimin e tij nga detyra si sekretar që mbante në grupin parlamentar.

Agalliu akuzoi Bardhin dhe grupin e Rithemelimin për pazare politike me qeverinë për amnistimin e zyrtarëve të korruptuar. Ndërsa shkruan se nuk është rastësi fakti që në të njëjtën ditë kur Bardhi kërkoi rikthimin e Berishës në PD, u amnistua edhe Xhaçka.

Reagimi i plotë i Agalliut:

Partia Demokratike nuk është edhe nuk do të bëhet pjesë e pazarit të Berishës dhe Ramës.
Lojërat e ulëta të tyre janë thjesht për t’i hedhur hi syve qytetarëve.
Pazari i tyre është i qartë, luftë kundër SPAK-ut dhe amnisti për të korruptuarit.
S’ka asnjë koicidencë. Në ditën që kryetari i grupit të Linditës (të cilës ju amnistua edhe vila që e denonconte në çdo seancë) kërkon kthimin e Berishës në PD, amnistohet Olta Xhaçka.

Back to top button