“Janë çifutë, takimet sekrete po bëhen në Milano”! Avokati: Ja kush po lobon për non gratan e Berishës dhe mos-arrestimin e Metës

Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë në “Studio Live” në Report TV, ku ka deklaruar se ish kryeministri Sali Berisha po lobon në SHBA për të hequr arrestin e shtëpisë. Pazaret sipas avokatit po bëhen në Milano ndërsa i përfshirë tha se është edhe Ilir Meta. Ky i fundit tha avokati po lobon që të mos arrestohet.

“Këtë e keni lajm po ua them unë. Vetëm SPAK nuk i merr vesh këto lajme. Saliu për të blerë pafajësinë e tij dhe për të dalë nga arresti ka vënë në dispozicion 1 miliardë dollarë. Po lobohet për këtë çështje në Amerikë, po lobojnë disa çifutë. Ata kanë ardhur. Lobimi dhe pazaret po bëhen në Milano.

Mua më vjen keq se ai është sëmurë momentalisht dhe jam human, por ish- prokurori i Përgjithshëm, vëllai i të cilit ka marrë mbesën e Liri Berishës për grua… Atje bëhen pazaret. Atje bëhen pazaret që Meta të mos shkojë në burg.

Pse me pazare do ecim ne shqiptarët. Mirë ne vuajtëm ne, po edhe nipërit dhe mbesat tanë do i lëmë të vuajmë, nuk do u lëmë shtet ligj drejtësi… kjo është çështja”, shtoi ai.

Njerëzit më të korruptuar në vend, nënvizoi avokati janë Sali Berisha dhe Ilir Meta të cilët tha se mbajnë në kurriz aferat më të rënda.

“S’ka njeri më të korruptuar se Berisha, familja e tij. Në çdo privatizim që është bërë është dora hajdute e Sali Berishës, e Liri Berishës, e Shkëlzen Berishës, e Argita Berishës, e Ilir Metës, e Monika Kryemadhit dhe e banditëve të tjerë që i mbrojnë këta. Këta dy kriminelë e quajnë burgosje politike. Meta ka mbledhur një bandë hajdutësh atje…

Atë Xhixhon njëherë që shqiptarëve u erren sytë kur e shikojnë se e dinë çfarë korrupsioni ka bërë babai i saj. Kanë bërë afera të rënda…”, shtoi avokati në intervistën me gazetarin Arbër Hitaj.

Back to top button