Meta sulmon sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin: ‘Karafil’, kushëriri i Nuredinit do të bëhet vrasës i pluralizmit!

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi sërish sot kryetarin e SPAK, Altin Dumani duke e cilësuar si ‘kushëririn e Nuredin Dumanit’ killerit me pagesë i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar vrasjet.

“Nuredimi vërtet ka bërë vrasjet që ka pranuar vetë por ky karafil kujton se mund të bëhet vrasës i sukseshsëm i pluralizmit në vend. Gjë që kërkon ta arrijë përmes. McGonigalëve apo përmes kapjes së ndonjë laraske apo sufllaqegjiu nga Partia e Lirisë. Ka parë shumë Ilir Meta si ky kushëriri i Nuredinit”

A po kërcënon?

Nuk kam bërë asnjë kërcënim. Jam për të mbrojtur pluralizmin politik… Unë njeri nuk kërcënoj. Por unë jam Ilir Meta o super budallenj, o supertarallakë. Të më dërgojë patronazhist e të më thotë Ik se i ke punët keq… Laraskat mund ti kapin por PL ka 300 mijë Vojo Kusha, këtu në Amerikë, Bruksel e në të gjithë botën”, deklaroi Meta!

Back to top button