SPAK i sekuestroi celularin, Kryemadhi: Kisha biseda me Ramën, bënim thashetheme edhe për…

SPAK i ka sekuestruar deputetes Monika Kryemadhi një celular në shtëpinë e nënës së saj në kuadër të hetimeve për pasurinë që po zhvillohen ndaj saj.

Kryemadhi e ka kërkuar në GJKKO kthimin e këtij celulari, por ende nuk e ka marrë.

Kryemadhi tregoi se këtë celular e ka përdorur në periudhën 2013-2015 kur LSI në atë kohë ka qenë në bashkëqeverisjes me PS-në dhe ka komunikime me Kryeministrin Edi Rama.

Blendi Fevziu: Çfarë gjeti SPAK-u në shtëpinë e nënës tuaj?

Monika Kryemadhi: Gjeti telefonat e fëmijëve.

Blendi Fevziu: Është rezidencë e juaja aty?

Monika Kryemadhi: Po e jona është. Ne të gjithë vendosim adresën 164 sepse janë dy shtëpi të bashkuara bashkë dhe kanë një derë. Dy prona të bashkuara bashkë.

Blendi Fevziu: Cila është historia e një telefoni?

Monika Kryemadhi: Është një telefon im i periudhës 2013-2015 që pjesa më e madhe e komunikimeve të mia janë me kryeministrin Edi Rama në atë kohë.

Blendi Fevziu: Është koha kur ju keni qenë pjesë e qeverisjes, partia juaj.

Monika Kryemadhi: Monika nuk ka qenë pjesë e qeverisjes.

Blendi Fevziu: Edhe çfarë kanë gjetur brenda këtij telefoni?

Monika Kryemadhi: Asgjë s’kanë gjetur.

Blendi Fevziu: Me Ramën çfarë shkruanit ju?

Monika Kryemadhi: Çdo gjë kemi shkruajtur, edhe thashetheme për ty kemi bërë.

Blendi Fevziu: Po m’i thuaj dhe tani publikisht…

Monika Kryemadhi: Nuk i mbaj mend me thënë të drejtën, por të mira janë.

Back to top button