Zv.drejtori i RAI flet për televizionin e familjes Berisha: Nuk e ha presionin e Ramës, emisioni nuk është kundër shqiptarëve

Zëvendësdrejtori i RAI-t, Sigfrido Ranucci, deklaroi në një intervistë për televizionin e familjes Berisha, i cili është shpallur non grata dhe hetohet për korrupsion, se programi investigativ “Report” në RAI3 do të vazhdojë edhe të dielën që vjen duke trajtuar çështjen që tronditi Edi Ramën.

Ai tha se reportazhi i tyre nuk është sulm ndaj popullit shqiptar, siç pretendon Rama pasi çdo gjë është thënë me emër dhe mbiemër.

“Këtë duhet ta them qartësisht. Nuk është një sulm ndaj popullit shqiptar, që sipas meje është shumë i afërt me ne. Absolutisht nuk duhet të përgjithësojmë. Është një transmetim shumë kritik, por ne nuk duam të përgjithësojmë. Ne kemi folur për çështje me emra dhe mbiemra. Kur ka përgjegjësi penale, ka emra dhe mbiemra.

Nuk është sulm për popullin shqiptar, për Shqipërinë. Fakti që është përdorur Rama dhe Shqipëria për të sulmuar Melonin nuk është aspak i vërtetë. Sikurse nuk e keni parë, as nga ana e qeverisë italiane, as nga qeveria shqiptare, nuk kemi pasur fatin që të bashkëbisedojmë me ta dhe të sqarojmë faktet” – tha Ranucci.

Duke iu përgjigjur komentit të Ramës në italisht, i cili e niste përgjigjen duke cituar gjyshen e tij, Ranucci tha se i adhuron gjyshet, por se nuk e ha presionin.

“Unë i adhuroj gjyshet. Gjithmonë kam shkuar mirë me gjyshet e mia. Respekt që ka përmendur gjyshen Rama, por ky mendim i gjyshes nuk mund të perceptohet si presion. Unë nuk e marr si presion. Mendoj se Rama i ka thënë ato gjëra në interesin ekskluziv të Shqipërisë, për të krijuar tensione mbi shtypin e lirë të një vendi tjetër se kjo do ishte e rëndë po ta bënte. 

Ndërkohë Rama me gjithë respektin duhet të dijë se nëse “Report” zotëron informacione që janë në interesin publik të këtij vendi, por edhe të shqiptarëve si popull, Rama mund të mbështetet në kontributin e “Report”, në kuptimin që në një program që do vazhdojë të bëjë punën e vet, do ishte një gjest i bukur nga ana e Ramës nëse do pranonte të bënte intervistën me ne” – deklaroi gazetari italian.

Back to top button