Idrizi i përgjigjet presidentit grek: S’je plak i rrjedhur dhe arrogant, por irredentist. Ja ç’kërkojnë çamët sot

, Idrizi i përgjigjet presidentit grek: S’je plak i rrjedhur dhe arrogant, por irredentist. Ja ç’kërkojnë çamët sot

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, përpara Ambasadës Greke në Tiranë, teksa po protestohet kundër marrëveshjes Shqipëri-Greqi në lidhje me emrin “Çamëri”, gjatë fjalës së tij iu përgjigj prerë deklaratave të pak kohëve më parë të presidentit grek, i cili gjatë një vizite në Shtabin e Forcave Ajrore në Larisa, e cilësoi çështjen çame si “pjesë të mizorive naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore”.
“Na ka quajtur kolaboracionistë? E kemi dëgjuar është çështje moshe thonë disa, ka rrjedhur. Por ai është më shumë se plak i rrjedhur dhe arrogant. Ja ku e keni (tregon një foto) nuk është i rrjedhur, por irredentist”, tha Idrizi.
Në vijim, duke iu drejtuar kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras, Idrizi tha se çamët nuk kërkojnë ndryshim kufijsh, por ndjesë, që të mund të falin e dy popujt të jetojnë si miq.
“I bëjmë thirrje popullit grek edhe kryeministrit të Greqisë. Ne nuk kërkojmë shpatë të ndryshojmë kufijtë, por ndjesë që të kemi mundësi të falim që dy popujt të jetojnë si dy popuj miq, se ndryshe ne do të jemi për ta kompleksi i Makbethit”, shtoi ai.
Gjithashtu Idrizi sqaroi me detaje pretendimet e vetme që kanë çamët sot:
“1-Falje të madhe dhe publike për paraardhësit tanë që nuk u vranë në luftë, por në shtëpitë e tyre.
2-Kërkojmë të kthehemi në vatrat tona. Ne nuk kërkojmë prona, ne kërkojmë Atdheun dhe Atdheu ynë është Çamëria.
3-Shqiptarët që jetojnë atje, arvanitasit të shpallen minoritet etnik shqiptar në vatrat e tyre.
4-Nuk kërkojnë ndryshim kufijsh, por falje dhe ndjesë.”/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button