6 vite pas ndërtimit, TEC-i i Vlorës ende nuk është vënë në punë (VIDEO-Reportazh)

, 6 vite pas ndërtimit, TEC-i i Vlorës ende nuk është vënë në punë (VIDEO-Reportazh)

I ngritur në pyllin e Sodës në Vlorë, Termocentrali i Vlorës 6 vite pas ndërtimit të tij mbahet në gatishmëri me shpresën se një ditë të shërbejë sipas qëllimit për të cilit është ndërtuar. Është dimri i gjashtë që nga koha e defektit që pamundëson vënien në punë për furnizimin me energji elektrike dhe së jashtmi gjithçka reflektohet me një qetësi absolute.Ngritja e kësaj strukture lindi si një domosdoshëmëri për përballimin dhe zgjidhjen e krizave elektronergjitike që kapluan Shqipërinë pas vitit 2002, por pakkush e mendoi se “kriza” vetë do të bëhej pikërisht ky termocentral. Që nga projektimi me ekspertizë nga jashtë, financimi me kredi të Bankës Botërore, ndërtimi e deri më sot, shpenzimet për të kanë kaluar shumën e 110 milionë eurove dhe fatura paguhet nga taksapaguesit shqiptarë.Por kostot nuk janë e vetmja pjesa e telashit që ka termocentrali i aftë për të punuar si me naftë, ashtu edhe me gaz. Teknikisht ishin një seri gabimesh që sollën më tej një përplasje mes KESH-it dhe kontraktorit italian Tecnicom, përplase e cila sot e kësaj dite mbetet në Gjykatën e Arbitrazhit. Dhe ishte pikërisht data 6 janar 2012, ajo që ndryshoi rrjedhën e punës dhe vendimarrjen e autoriteteve shqiptare.Por, sot në TEC-in e Vlorës ka një drejtori edhe staf prej 58 punonjësish që punojnë në gatishmëri përgjatë 24 orëve. Adminstratori Besnik Këndezi shpjegon statusin që ka sot ky impiant i madh energjitik.Pra, punonjësit e TEC-it ja kanë arritur më së miri të ruajnë në gjendje perfekte këtë investim madhor.Moslejimin për amortizimin dhe degradimin e impantit e shpjegon edhe kreyinxhienieri i TEC-it, Vladimir Garro.Në fakt përgjigja e dy përgjegjësve të TEC-it, i referohet një pune rutinore 6-vjeçare, e cila në rast se nuk do të kishte vijuar që nga koha e defektit do të kthente këtë impant në një magazinë dinjitoze skrapi. Në rastin më të mirë, riparimi do të sillte efektivitet në gjenerimin e energjisë. Por, çështja është shumë më e koklavitur se sa angazhimi për riparimin e tubit në ujë.Një muaj pas ndodhisë pas dëmit fatal, ekpertët e angazhuar nga KESH dhe Banka Boterore dolën në përfundimin se defekti ka ardhur si rrjedhoje e “zbatimit jo korrekt të projektit nga ana e nënkontraktoreve të kontraktorit si dhe neglizhimi i elementeve teknikë të kontraktorit në fazën e projektimit” dhe në muajin mars të vitit 2012 KESH i ka dorëzuar kontraktorit (Tecnimont), listën dhe faturat e penaliteteve që kontraktori i detyrohet KESH sh.a, por në tetor 2012 kontraktori është larguar duke mos dorëzuar impiantin në gjendje pune.Dhe aspektin ligjor, prej disa kohësh, KESH ka kaluar çështjen në arbitrazh dhe për këtë ka angazhuar Avokaturën e Shtetit të mbrojë interesin kundër firmës Tecnicom, ku kërkon dëmshpërblimin për shpenzimet e rivendosjes në punë të sistemit të ftohjes. Dhe impianti i ftohjes në ofertën fillestare të firmës rezultonte 2.7 milionë euro. Por, lidhur me këtë aspekt, administratori i TEC-it ngre një shqetësim për provat dhe ekspertizë me të cilën përballen palët në gjykatë.Megjithatë, përpos faktit që çështja është në arbtirazh, ekziston mundësia që ai të vihet në funksion të sektorit elektroenergjitik, nga një partner privat. Kjo edhe falë mbërrtijes së gazsjellësit TAP, i cili e bën më të leverdisshëm prodhimin, krahasuar me naftën.Nisma për dhënien me koncesione është anoncuar në maj të 2016-s nga ministri Damian Gjiknuri në maj të vitit 2016, kohë kur po hartohej një studim i ri fizibiliteti.Ndërkohë afro 2 vite më pas, nga një studio televezive, duke e quajtur centralin termik një veprimtari të dështuar të trashëguar nga ish-kryeministri Berisha nuk ka dhënë garanci për vënien në funksion të tij.Pagesat që shkojnë për centralin termik rezultojnë të majme, teksa duke iu referuar shifrave vetëm kredia vjetore është 10 milione euro (106 milionë totali) dhe që nga viti 2008 e deri më sot janë paguar rreth 57 milionë euro. Ndërkohë, KESH ka akorduar rreth 1 milionë euro për të projektuar rregullimin e sistemit që ftoh me ujë TEC-in, por procedura e tenderimit ka dështuar disa herë.Nga një përgjigje zyrtare që TEMA TV mori nga KESH për gjetjen e zgjidhjes eficente, theksohet se rivënia në punë është studiuar nga një konsulent (ECA) i kontraktuar nga Banka Botërore, dhe në asnjë model biznesi, operimi i TEC Vlora nuk arrin të rikuperojë kostot e veta. Sipas këtij studimi, energjia elektrike që do të prodhohet nga ky TEC ka kosto 62-65 EUR/MËh në kushtet kur përdoret gazi natyror si lëndë djegëse dhe rreth 130 EUR/MËh kur përdoret naftë si lëndë djegëse.Në kushtet kur energjia eleketrike e prodhuar nga ky TEC pas vënies në punë është shumë e lartë në raport me çmimin e energjisë elektrike në bursë (çmimi mesatar i bursës për periudhën 03/2016-03/2017 ka qenë 41 Euro) dhe vënia në punë e këtij TEC-i me lëndë djegëse gaz natyror do të kërkonte financim shtesë për rreth 50 milion EUR dhe vështirësitë për sigurimin dhe vetshlyerjen e financimit shtesë, institucionet shtetërore përkatese janë duke vlerësuar mundesitë e tërheqjes së interesit të kompanive private për riparimin, operimin dhe mirëmbajtjen e këtij TEC-i nën ndonjë model të qëndrueshëm partneriteti publik-privat.Megjithatë, në kohën kur Shqipëria siguron energji elektrike në 100 për qind nga burimet hidrike, Termocentrali i Vlorës, i vetëm në llojin e vet për të shërbyer në gjendje krizash, dëshpërmisht qendron në “koma”, duke kërkuar zgjidhjen te fshirja e historikut të vet./ I.M-Tema Tv/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button