Kosova “përçan” Serbinë/ Deklaratat e forta të Vuçiç

, Kosova “përçan” Serbinë/ Deklaratat e forta të Vuçiç

Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë mbetet ende e vështirë për tu arritur. Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në lidhje me cështjen e përfolur.
Sipas presidentit Vuçiç, zgjidhja me Kosovën po bëhet gjithnjë e më e vështirë për Serbinë e cila po shkon në drejtimin ku nuk do të marrë asgjë.
, Kosova “përçan” Serbinë/ Deklaratat e forta të Vuçiç
Në deklaratën e tij, kritika të forta ka patur dhe ndaj opozitës serbe, e cila ka shprehur qëndrimin e saj kundër shkëmbimit të territoreve midis dy vendeve, shkruan Gazeta Express.
Sipas presidentit serb, ata kanë harruar se bëhet fjalë për ndryshimin e kufijve të një Kosove të pavarur.
Ai ka thënë se Serbia do të pranojë një marrëveshje me Kosovën e cila do të jetë në interes të popullit të Serbisë. /ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button