Sali Berisha bën thirrje për “luftë”: Rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri! (VIDEO)

, Sali Berisha bën thirrje për “luftë”: Rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri! (VIDEO)

Për ish- kryeministrin Sali Berisha ky i sotmi është një moment kritik, ndaj mazhoranca duhet ta votojë draftin për vetingun e politikës, ndryshe sipas tij rrugët e sheshet do të oshtijnë: O djem rrëmbeni armë, ja vdekje ja liri!

“Pranoni amendamentin dhe të ulemi me ekspertë të marrim ekspertë më të mirë ndërkombëtar dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin. Edhe një herë ju bëj thirrje.

Momenti është kritik. Unë ja u them se do të bëni gabimin më të rëndë që mund të keni bërë ndonjëherë nëse ju përdorni kartonët e zinj, të nxira të krimit, nëse përdorni diktatin e krimit si përfaqësues të tij, për të hedhur poshtë këtë amendament që do të bënte historinë për shqiptarët, përndryshe ju garantoj se forca do ju shkulë nga këto karrige.

Për ndryshe ju garantoj bëjuni gati, rrugët e sheshet e Shqipërisë do oshtijnë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri”, tha Berisha./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button